07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Kolla e keqe,në Pollog janë regjistruar vetëm tre raste

Epidemia e kollës së madhe që ka përfshirë më shumë rajonin e Shkupit, ka shumë mundësi që të përhapet edhe në tërë vendin.Megjithëse në rajonin e Pollogut gjendja me kollën e madhe është e qetë dhe ka vetëm një rast, mjekët apelojnë për më shumë kudjes. Bëhet fjalë për një foshnjë dymuajshe nga Tetova që ende nuk ka marrë vaksinën për shkak të moshës ndërsa raste tjera nuk ka të regjistruara në Tetovë.Për dallim prej Tetovës, në Gostivar janë regjistruar dy raste me kollën e madhe. “Të tre fëmijët që janë me kollë janë të pavaksinuar apo ende nuk kanë e moshën për vaksinim.Rekomandojmë që në kohë të bëhet vaksinimi që të pengohet përhapja e bakteries tek popullata tjetër.Gjithsesi se mund të përhapet kjo sëmundje sepse kemi lëvizje të popullatës nga një qytet tjetër, kanë lidhje familjare, ka komunikim mes qytetarëve dhe kjo e bën të veten”, tha Bllagorodna Mishkovska, specialiste epidemiologe.Në rrezik për t`u infektuar me kollën e madhe janë ajo pjesë e popullatës që nuk është vaksinuar.Epidemiologët apelojnë që qytetarët të mos kenë asnjë frikë që të vaksinojnë fëmijët sepse vaksinat janë të sigurta.“Më të rrezikuar janë foshnjat e posalindura deri në muajin e tretë, të cilët nuk kanë imunitet dhe lehtë mund të infektohen dhe pastaj ka komplimente të mëdha dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë infektive ndekjeprurëse.Prandaj duhet që ketë vaksinim në rregull, prindërit të mos neglizhojnë vaksinimin e fëmijëve, pra sipas kalendarit për vaksnim, ashtu sikurse i marrin ftesat të paraqiten për vaksinim.”, nënvizon Mishkovska.Sa i përket gripit, gjendja në rajonin e Tetovës është stabile, pohojnë mjekët.“Shifrat janë në rrrënie e sipër,ku në Tetovë ka 664 të sëmurë me grip, dhe gjatë javës së kaluar është shënuar një rënie e vogël e personave me grip.Rekomandojmë në kohë që të vaksinohen qytetarët e rrezikuar, mos të grumbullohen qytetarët në vende të mbyllura, të marrin më shumë lëngje dhe vitamina.Këtë vit jemi të kënaqur me numrin e personave që kanë marrë vaksninën kundër gripit.Janë aplikuar 3700 vaksina, për kategoritë e rrezikuara siç janë personat e sëmurë kronikë, më të moshuarit, puntorët shëndetësorë, apo grupet që e kanë për obligim të marrin vaksinën” tha Bllagorodna Mishkovska, specialiste. TV KOHA

Të fundit