23/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Urgjente zgjidhja e krizës në veri të Kosovës

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit të përbashkët me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak përmes një cicërime në Twitter ka thënë se kanë pasur diskutime të gjata me Vuçiqin, në takimin e së martës në Beograd.

“Në Beograd, DAS Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në të , ka shkruar ai .

Të fundit