21/07/2024
27.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

LD-Maqedoni: Të publikohet marrëveshja për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Lidhja Demokratike kërkon që Marrëveshja për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 e me “Bechtel dhe Enka” të publikohet dhe t’i nënshtrohet analizës së ekspertëve dhe diskutimit publik, aq më tepër që shkak për ndryshimet ligjore janë detyrimet e përfshira në marrëveshje dhe të pranuara nga negociatorët dhe qeveria.

“Fshehja e marrëveshjes nga opinioni, ekspertët dhe deputetët, vetëm sa forcon dyshimet dhe informacionet e paraqitura tashmë, se mundëson veprimtari korruptive dhe paraqet një lloj grabitje të shekullit.

Lidhja Demokratike u bën thirrje të gjithë deputetëve që të refuzojnë vazhdimin e debatit për ligjet në procedurë të shkurtuar dhe të insistojnë që ato të debatohen në një diskutim të rregullt dhe publik, pasi Qeveria të qëndrojë prapa ligjeve dhe jo një grup deputetësh”, thuhet e LD-së.

Nga atje theksojnë se “nëse vazhdon shumica e BDI-së dhe LSDM-së, atëherë do të propozojmë që zbatimi i marrëveshjes të shtyhet me ndryshimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10 e”.

“Nëse rolin kryesor e ka ende Artan Grubi, më parë si koordinator i komisionit negociator gjatë përfundimit të marrëveshjes me “Bechtel dhe Enka”, dhe tani si koordinator për zbatimin e marrëveshjes, i cili pretendon se marrëveshja është “sekret dhe nuk do të publikohet kurrë”, mund të mbetemi edhe pa para edhe pa autostrada”, thonë nga LD.

Të fundit