06/05/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Xhaçka: Çështja e Kosovës, hallkë themelore për stabilitetin e Ballkanit

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nënvizoi sot duhet të ketë një angazhim sa më të gjerë e sa më konstruktiv për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti në një takim homologun spanjoll, Jose Manuel Albares Bueno, vizita e të cilit i paraprin marrjes së Presidencës së BE nga Spanja në gjysmën e dytë të vitit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, Xhaçka informoi se pjesë e diskutimeve ishte edhe çështja e Kosovës e cila merr një rëndësi të veçantë, duke qenë një hallkë themelore për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit.

“Shqipëria është mirënjohëse për angazhimin e Bashkimit Europian dhe partnerëve tanë amerikanë për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne shpresojmë që marrëveshja do të zbatohet në një kohë sa më të shkurtër, pasi kjo do të kishte një ndikim shumë pozitiv për stabilitetin, por edhe bashkëpunimin rajonal, e sigurisht do të hapë edhe një perspektivë të re për një zgjidhje finale mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo.

Xhaçka nënvizoi se është në të mirën e rajonit, por edhe të vetë BE-së, që me Kosovën të ketë një angazhim sa më të gjerë e sa më konstruktiv, përfshirë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, për të shmangur një izolim që do të kishte pasoja jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë ne.

 

Të fundit