Rinia e Lëvizjes Demokratike sot kanë realizuar një aksion në rrugën e cila lidh Shkupin me kufirin e Kosovës. Një autostradë e cila ka filluar vite me rradhë, por punimet po zhvillohen me shpejtësinë e breshkës. “Marre, për katër vite vetëm 2 kilometra asfalt”, janë shprehur të rinjtë e Lëvizjes Demokratike. Kujtojmë se për katër vite, Kosova ka ndërtuar austradën “Arbër Xhaferi” me shumë ura gjigante. (INA)