Është lëshuar në përdorim rruga e Butiqeve në Tetovë. Projekti është realizuar
përmes fondeve evropiane, në bashkëpunim edhe me komunën e Prizrenit, si pjesë
e projektit për bashkëpunim ndërkufitar mes dy komunave. Në këtë rrugë ndalohet
lëvizja e makinave. Ky vendim pritet brenda javës së ardhshme të bëhet edhe i
plotfuqishëm nga këshilli komunal. Ndërkohë po punohet edhe për kthimin e
fasadave në pamjen e dikurshme që kishte kjo rrugë.
“Javën që vjen do të jetë mbledhja e radhës e këshillit ku do të ketë vendim për regjimin e komunikacionit.
Ka disa propozime për orën sa do jetë 7-8 apo 9, deri në orët e mbrëmjes pra do jetë e ndaluar për lëvizje të
makinave, dhe pas orëve të mbrëmjes banorët që janë këtu do mund të lëvizin. Gjatë ditës do kenë qasje
vetëm makinat e ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve dhe policisë që kanë përgjegjësi të caktuara”, deklaroi Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.
Ndërkohë, pas vendosjes së drunjëve në këtë rrugë, të njetit janë dëmtuar nga
persona të pandërgjegjshëm. Kryetari Kasami është shprehur se është në plan
vendosja e kamerave por duhet që të njejtat të vendosen në harmonizim edhe me
drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale. Apelon që qytetarët të jenë më të
kujdesshëm.
Rruga e butiqeve ka qenë një nga rrugët kryesore në qytetin e Tetovës në të
kaluarën ku kanë qenë të zhvilluara shumë artizanate. Me rregullimin e së njejtës
pritet që të rikthehet shkëlqimi që kishte dikur kjo rrugë.TV KOHA







