20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja Besa: Të hartojmë platformë kombëtare, t’i mbrojmë interesat e shqiptarëve | VIDEO

Lëvizja Besa përmes një konference për media ka kritikuar ashpër reagimin e kryeministrit, të presidentit dhe të partive për ardhjen e Vizitën e Albin Kurtit në Maqedoni të Veriut, gjegjësisht, në Çair dhe Tetovë. Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu tha se reagimet kanë ardhur si pasojë e ideologjisë së fshehur komuniste të trekëndëshit, Shkup, Beograd, Moska. Sejdu madje thotë se është i nevojshëm unifikimi i shqiptarëve me anë një platforme kombëtare, për t’i mbrojtur interesat e popullit tonë.

“Faktori politik shqiptar në Maqedoni të Veriut kanë nevojë për hartimin e një platforme kombëtare të unifikuar duke  qartësuar interesat e qarta politike” tha Blerim Sejdiu – Nënkryetar i Lëvizjes Besa, transmeton Televizioni KOHA.

Sejdiu thotë se projekti Open Ballkan dhe reagimet e partive maqedonase ndaj Albin Kurtit, janë puro ide ruse.

“Qeveria e Maqedonisë, Kovaçevski, Ahmeti, Pendarovski dhe VMRO-ja, kanë frikë se mobilizimi i albinizmit do të zhbëj shabllonet e bashkëpunimit politik me ideologji të fshehur komuniste mes Shkupit dhe Beogradit zyrtar. Te ua zbërthejmë edhe më shumë këtë tezë. Ua rikujtojmë se projekti Open Ballkan, një ide e vjetër ruse e promovuar në Serbi, për implementimin në Ballkanin perëndimor, ka pasur si model, prezantimin e projektit, Ruski Svet”, tha Blerim Sejdiu – Nënkryetar i Lëvizjes Besa, transmeton Televizioni KOHA.

Sejdiu akuzon partitë shqiptare në pushtet se nuk po reagojnë ndaj komenteve të partive maqedonase për ta ruajtur pozitën në pushtet.

“Kjo nxjerr në pah edhe diçka tjetër, gjithmonë kur janë në pyetje shqiptarët, pozita dhe opozita maqedonase bëhen bashkë dhe nuk dallojnë në qëndrime. Ajo që nuk arrijmë t’i kuptojmë, janë partitë shqiptare në Qeveri. Që aspak nuk dallojnë nga partitë maqedonase. Edhe në momentet kur përbuzen elementet me karakter kombëtarë shqiptarë, edhe në këto raste heshtin vetëm të mos u rrezikohet pushteti”tha Blerim Sejdiu – Nënkryetar i Lëvizjes Besa, transmeton Televizioni KOHA.

Duke i komentuar reagimet, nënkryetari i Lëvizjes Besa Blerim Sejdiu tha se rruga e Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së, rrezikohet nga agjendat pro ruse në Maqedoni të Veriut por edhe në Ballkan. /Tv Koha/

Të fundit