14/09/2024
13.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lidhja e sindikatave: Shpenzimet rriten, duhet koncept i ri i llogaritjes

 Lidhja e Sindikatave promovon metodologji të re për përllogaritjen e shportës minimale të sindikatës. Sipas vlerësimeve të tyre, një familje prej katër anëtarëshe i duhen 56,522 denarë për t’i mbuluar shpenzimet kryesore mujore.

Paga minimale është rritur gradualisht megjithatë, nuk mbulojnë shpenzimet bazë, thekson kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Trendafilov.

“Vlerësojmë se pas 13 viteve erdhi koha që të bëjmë përllogaritje të re të shportës minimale të sindikatës, e cila i dha rezultatet e dëshiruara dhe ne si sindikatë edhe i kemi pritur dhe përllogaritja e re që do ta prezantojnë profesorët do të jetë themeli kryesor në bazë të së cilës ne si sindikatë do të merremi nga viti 2024.”, – deklaroi kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafilov.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale e kënaqur që gjatë mandatit të saj siç thotë, janë përmirësuar kushtet dhe të drejtat e punëtorëve.

“Kemi rritje të pagës minimale, pra një zgjidhje sistemore për pagën minimale, të dielën ditë jo pune. Kemi marrëveshje të re kolektive pas 15 viteve, e cila flet për atë se në periudhën e kaluar, të drejtat e punëtorëve janë përparuar disa herë dhe ajo çka është qëllimi ynë i fundit, intenca e fundit është që këto të drejta dhe ky dialog social edhe më tutje po përparon që të mund të sigurojmë një jetë dinjitoze për secilin qytetar dhe të sigurojmë pagë të qëndrueshme për secilin punëtor.”, – theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Struktura e përllogaritjes së shportës e cila nuk ka ndryshuar nga vitit 2011 përfshin tani edhe 4 artikuj të ri. Ekspertët elaborojnë arsyet e nevojës për llogaritje të re të shpenzimeve.

“Struktura e shportës është përmirësuar sipas parashikimeve tona dhe tani do ta shpjegoj se përse: Lëshimi i prodhimeve dhe shërbimeve nga shporta paraprake, për shkak se koha përparoi edhe në aspektin ekonomik, konsumues dhe ligjor.”, – u shpreh profesori universitar, Nikolla Popovski.

Në prezantimin e metodologjisë së re mbi shpenzimet mujore u konstatua se sfidat ekonomike dhe financiare më tepër i prekin familjet që jetojnë më qira, ngase ngarkohen me mjete shtesë që duhet t’i sigurojnë për pagesën e banesës ku jetojnë.

Të fundit