Të tjera lajme

LIGA KOMUNALE: KF Cetinska pranë titullit kampion!

Dy xhiro para përfundimit të sezonit 2025/2026 në Ligën Komunale të Tetovës, gara për kreun e tabelës po bëhet gjithnjë e më interesante. KF Cetinska ndodhet në pozitën më të favorshme, por edhe Jehona dhe Sharri vazhdojnë të mbeten në garë për titullin kampion.

Në javën e 20-të të kampionatit janë zhvilluar ndeshje mjaft interesante, të cilat kanë shtuar rivalitetin në krye të tabelës.

Jehona nga Përshevca, e udhëhequr nga futbollisti me përvojë Izair Emini, shënoi fitore bindëse ndaj Pallaticës me rezultat 5-2.

Fitore të thellë regjistroi edhe Besa e Çellopekut, e cila mposhti Hajdukun me rezultat 5-1. Tearca triumfoi minimalisht ndaj Pirokut me rezultat 1-0, ndërsa përballja mes Dardanisë dhe Sharr-it përfundoi pa fitues.

Pas javës së 20-të, tabelën e kryeson Cetinska me 51 pikë. Në vendin e dytë renditen Jehona dhe Sharri me nga 45 pikë, ndërsa Liria mban pozitën e katërt me 43 pikë.

Ndeshjet e javës së 21-të:

  • Pallatica – Tearca
  • Piroku – Besa
  • Hajduku – Dardania
  • Sharri – Vëllazërimi
  • Liria – Cetinska

Dy javët e fundit pritet të jenë vendimtare për përcaktimin e kampionit të Ligës Komunale të Tetovës.

Të fundit