02/11/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ligjëratë kushtuar kancerit të gjirit është mbajtur në Tetovë

Në Tetovë është mbajtur një ligjëratë kushtuar kancerit të gjirit e organizuar nga Anita Pajaziti. Kjo ligjëratë kishte për qëllim senzibilimin e grave për rreziqet që vijnë nga kjo sëmundje që gjithnjë është e përhapur në vendin tonë.

Anita Pajaziti-organizatoreNdërkaq, mjekët thonë se Në mungesë të mamografive dhe të kontrolleve të rregullta, shifrat janë rritur frikshëm vitin e kaluar.

Argjent Imeri ;Me 1200 diagnostifikime brenda një viti, Maqedonia shënon shifra dyfish më të larta me gra të prekura nga kanceri i gjirit në rajon. Pothuajse një e treta e pacientëve kanë përfundim fatal. Bashkë me to edhe spostimi i kufirit të moshës, që çdo vit e më shumë prek edhe 20 vjeçaret. Sipas rekomandimeve të reja të publikuara gratë duhet të fillojnë të bëjnë mamografi në moshën 40-vjeçare dhe jo në moshën 50-vjeçare, siç këshillohej më parë. Në vend ka terapi adekuate dhe në varësi të fazës së sëmundjes, çdo pacient trajtohet individualisht me kimioterapi, radioterapi ose terapi hormonale.TV KOHA

Të fundit