13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ngjitëset për targat NMK pa pagesë, në Tetovë ka mjaftueshëm

Nëpër stacionet e kontrollit teknik vërehen shumë vozitës të cilët ndërrojnë ngjitëset në targat e veturave nga MK në NKM. Pasi që më 12 shkurt, ka hyrë në fuqi marrëveshja për ndrrimin e dokumenteve personale, atyre të udhëtimit, patentëve të vozitësve, tashmë dukshëm janë shtuar rradhët edhe nëpër stacionet e kontrollit teknik. Ngjitëse me mbishkrimin NMK, ka mjaftueshëm, ndërsa të njejtat janë pa pagesë. Poashtu, janë thjeshtëzuar edhe procedurat prandaj qytetarët mund të kryejnë punë shumë shpejt. Kështu thonë nga kontrolli teknik Zgjimi në fshatin Poroj,prej nga thonë se interesimi është i madh.

Fexhri Ademi ;Ndërkaq, ngjitëset me shkurtesën “NMK” për targat, po shiten për 50 denarë copën.Ngjitëset po shiten në disa dyqane në Shkup, por edhe në rrjetet sociale, ku ka disa shpallje në faqet për shit-blerje. Ndryshe, sipas obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, të gjitha veturat duhet të kenë ngjitësen NMK në targa, kujtojmë se ngjitëset janë falas, dhe MPB të njëjtat i ka shpërndarë nëpër qendra për kontroll teknik,Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme mori vendim me të cilin mundësohet zëvendësim falas i patentave të shoferit dhe patentave të trafikut të vlefshme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, është ngarkuar Ministria e Punëve të Brendshme ti ndërmarrë aktet përkatëse juridike, në pajtim me të cilat patenta e shoferit dhe patenta e trafikut që duhet para kohe të zëvendësohen, do të jenë pa kompensim. Po ashtu, në seancë është ngarkuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme ti ndërmarrë të gjitha aktivitetet përkatëse me të cilat do të mundësohet lëshimi pa kompensim i kartave të qarkullimit për të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kanë nevojë të kthehen për të nxjerrë dokumentet e udhëtimit. Në plotësim, MPJ ngarkohet ti ndërmarrë të gjitha aktivitetet e duhura, atje ku nuk ka përfaqësi diplomatike-konsullore, lëshimi i kartave të qarkullimit të lehtësohet dhe dërgimi i kartës së qarkullimit do të mund të realizohet përmes postës së shpejtë.TV KOHA

Të fundit