09/09/2024
22 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lloga shkarkoi Lazar Nanevin nga Këshilli i TIK-ut, kërkoi hapjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga e ka liruar nga detyra Llazar Nanev si anëtarë i Këshillit për koordinimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në autoritetet gjyqësore. Pas pranimit dhe analizës së materialeve për seancën e këshillit gjyqësor Lloga ka konstatuar se materialet e dorëzuara përmbajnë pretendime të rënda për cenimin e integritetit të gjyqtareve dhe se është një situatë shqetësuese për sigurinë juridike të qytetarëve. Ai tha nuk do të lejojë në trupa punues të anëtarësohen persona për të cilët ka indikacione serioze për dëmtim të integritetit.

“Prandaj informoj opinionin publik se me vendim për ndryshimin e vendimit për formimin e Këshillit të TIK-ut të cilën e solla sot gjyqtari dhe kryetari i gjykatës themelore Kavadar, lirohet nga detyra anëtar i këshillit të TIK-ut dhe rrjedhimisht edhe Kryetar i këshillit të njëjtë”, u shpreh Lloga.

Ministri Lloga poashtu informoi se ka dorëzuar shkresë me kërkesë për hapjen e procedurës për konstatimin e përgjegjësisë dhe mospërgjegjësisë të gjyqtarit Nanev.

“Edhe përkundër faktit se në materialet e dorëzimit ka pretendime të rënda që tregojnë për dëmtim të integritetit të gjyqtarit si dhe indikacione për keqpërdorime të mundshme, mungon veprimi i këshillit gjyqësor. Ministria e Drejtësisë përkundër të gjitha përpjekjeve të ndërmarra nuk arriti të mësoj për asnjë masë që këshilli gjyqësor ka ndërmarrë për hetimin e gjendjes faktike dhe për përcaktimin e përgjegjësisë në bazë të të gjitha pretendimeve të dorëzuara me shkrim dhe indikacioneve për gjyqtarin dhe kryetarin e gjykatës në Kavadar”.

Lloga i bën thirrje Këshillit gjyqësor si organ i pavarur të hap procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë të gjyqtarit në gjykatën themelore në Kavadar dhe kërkoi në afat sa më të shkurtër të veprohet për publikim e procesverbalit, që të merren vendime konkrete në kuadër të kompetencave ligjore.

Të fundit