Njëzet ditë para Këshillit vjetor ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në Shkup, ende nuk ka konsensus midis pjesëmarrësve të saj për çështjet ekzistenciale të Organizatës. Osmani u pyet se nëse nuk vjen ndonjë ministër rus në Shkup, si do të merren vendimet e OSBE-së pa qëndrimin e Rusisë!? Ai tha se Federata e Rusisë do të marrë pjesë me përfaqësuesit e saj, duke shtuar se ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov ka dërguar një letër me kërkesë për pjesëmarrje në Shkup, por ardhja e tij ka disa sfida.
“Ka disa sfida lidhur me pyetjen e tij, duke qenë se hapësira ajrore e Maqedonisë së Veriut është e mbyllur për avionët rusë, si edhe në vendet fqinje. Këtu do të duhet të bëhen përpjekje logjistike. Sipas rregullave, të gjitha vendet pjesëmarrëse duhet të marrin pjesë në këshillin ministror, por për persona të caktuar duhet të sillen vendime shtesë. Shpresoj se të gjithë do të arrijmë të jemi në Shkup.”- deklaroi Bujar Osmani – Ministër I Punëve të Jashtme.
“Nëse shteren variantet dhe nuk mund të gjejmë atëherë RMV përtej të gjitha vështirësive nuk do të lejoj që organizata të ngelet pa kryesues, megjithatë deri në minutën e fundit të përfundimit të kryesimit tonë unë do të punoj që të gjejmë. Jam në rrugë të mirë por është herët që të komunikoj emra sepse duhet të konsuktohem me shtetet anëtare se a është ai opsion i pranueshëm.”- tha i Bujar Osmani – Ministër I Punëve të Jashtme.
Ndryshe takimi vjetor ministror i OSBE-së nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor në Shkup do të jetë ngjarja më e madhe në vend, si për nga dimensionet ashtu edhe për nga përmbajtja, tha ministri i Punëve të Jashtme. Do të marrin pjesë 76 delegacione nga vendet anëtare dhe partnerë të OSBE-së dhe priten rreth 1000 anëtarë të delegacioneve.