25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lloga:SHBA-të duan të na shohin në Bashkimin Evropian

Takim me Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor

Integrimet evropiane janë vendimtare për perspektivën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj dhe kanë rëndësi gjeostrategjike për stabilitetin e rajonit dhe Evropës.

Mendimi i përbashkët është se integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE do të thotë prosperitet për qytetarët e vendit, me ndikim në prosperitetin afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Mbështetje e fuqishme e SHBA-së për përparimin e vendit tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Është vlerësuar se çdo rezultat tjetër nga mundësisë për të vazhduar rrugën evropiane nuk është me interes shtetëror dhe strategjik. Prandaj, është konstatim i përbashkët që vendimi i ardhshëm në Kuvend të jetë në të mirën e vendit, në drejtim të integrimit, jo të izolimit.

Të fundit