26/11/2022
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Asnjë anketë e porositur nga VMRO nuk mund të mbulojë krimet e tyre

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, ka reaguar ndaj anketës së fundit të IPSOS, rezultatet e së cilës treguan një epërsi të dyfishtë të VMRO-së ndaj LSDM-së, informon Zhurnal.

Nga LSDM këtë anketë e quajnë si të porositur nga VMRO-DPMNE ndërsa shtojnë se këto anketa janë me qëllim që të largojnë fokusin nga kryetarët e komunave të cilët punojnë në mënyrë katastrofale.

“Asnjë anketë e rreme partiake nuk mund të mbulojë mos punën dhe krimin e VMRO-DPMNE-së. Anketa e fundit është vetëm një përpjekje e pasuksesshme që të defokusohet opinioni nga realiteti, e ajo është puna katastrofale e kryetarëve të komunave nga VMRO-DPMNE. Asnjë anketë e porositur nga VMRO-DPMNE nuk mund të mbulojë skandalet ku është i përzier Mickoski, e as turpin nga rastet e shumta gjyqësore, nga “Parcelat në Vodno” e deri te “Titanik” kundër anëtarëve të udhëheqësisë partiake të partisë më të kriminalizuar në Evropë”, thonë nga LSDM.

Ndryshe anketa e sotme e nxori VMRO-në në epërsi dyfisht më të lartë ndaj LSDM-së./Zhurnal.mk

Të fundit