03/03/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Bllokada e 130 ligjeve nga Mickoski është në dëm të qytetarëve

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se VMRO-DPMNE, në krye me Hristijan Mickoski, mbetet parti destruktive që e ndërlikon edhe më shumë situatën në një kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike.

Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE me urdhër të Mickoskit, po bllokojnë mbi 130 vendime ligjore në Kuvend, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe shtetit.

“Prej javësh kanë zvarritur zgjidhjen ligjore, e cila në katër muajt e ardhshëm duhet t’u japë ndihmë financiare rreth 200 mijë qytetarëve të kategorive vulnerabël. Për shkak të bllokimit të vetëdijshëm dhe të qëllimshëm nga VMRO-DPMNE, BERZH ndaloi 100 milionë euro për të mbështetur SH.A. ESM, të destinuara për përballimin e krizës energjetike”.

“Me pengesa dhe bllokada VMRO-DPMNE punon kundër interesave të shtetit dhe të gjithë qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Të fundit