19/06/2024
25.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Ridefinimi i shtetit një gënjeshtër e re e VMRO-DPMNE-së

 Lista e gënjeshtrave dhe mjegullnajave që VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski i përhapin vetëm për të penguar përparimin e shtetit është e gjatë dhe e gjerë, thonë nga LSDM.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë gënjyer se gjuha maqedonase do të bëhet dialekt bullgar, kanë gënjyer se do të ketë asimilim dhe bullgarizim me pranimin e propozimit evropian për fillimin e negociatave me BE-në. Më parë ata gënjyen se do të ndërtoheshin apartamente dhe kampe për emigrantët dhe lajmet e rreme u përhapën edhe kur vendi, si e gjithë bota, po përballej me një krizë të paprecedentë shëndetësore. Sot shohim marrëzi të reja nga Mickoski dhe VMRO-DPMNE për gjoja ridefinimin e shtetit, me të cilat po tentojnë të futin ndarje të reja në shoqërinë maqedonase kushedi sa herë”, thonë nga LSDM.

Të fundit