14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Luma dhe Daut fitues të çmimit për kinematografinë më të mirë të Asociacionit amerikan të kinematografisë

Xhiruesit e filmit “Toka e mjaltë” Samir Luma dhe Fejmi Daut janë fitues të çmimit për kinematografinë më të mirë që mbrëmë për herë të parë e ndau Asociacioni amerikan i kinematografisë në teatrin “Dolbi” në Los-Anxhelos.

Çmimin, që sivjet e vendosi Asociacioni i kinematografisë amerikane, ia dorëzoi regjisori i filmit “Xhoker”, Tod Filips, i cili tha se tani është kohë e artë për filmat dokumentarë.

Më ndarjen e 34-ët të çmimeve Luma porositi se e ka marrë çmimin më të rëndësishëm që mund ta dëshirojë një kinematograf.

“Jemi shumë të lumtur që jemi të parët nga Maqedonia që marrin pjesë në ndarjen e këtyre çmimeve”, tha Daut në intervistën e shkurtër për “Amerikan sinematografi” pas ndarjes së çmimeve dhe shprehu falënderim për nderin.

Luma theksoi se gëzohet që janë fituesit e parë të çmimit në këtë kategori.

“Shpreh falënderimin tim për Asociacionin e kinematografëve që i hapi dyert për kinematografinë në filmat dokumentarë. Dëshiroj t’i porosis të gjithë që dëshirojnë të merren me këtë veprimtari se nuk është e rëndësishme se nga vini dhe nëse jeni të sinqertë në atë që e dëshironi dhe që dëshironi ta bëni, një ditë mbase ky çmim do të jetë i juaji”, porositi Luma.

Kinematografi më i mirë u shpall britaniku Roxher Dikens për filmin “1917” në regji të Sem Mendes.

Në kategorinë Regjisorët më të mirë të Asociacionit të regjisorëve të Amerikës çmimet e së cilëve, gjithashtu, u ndanë mbrëmë janë nominuar regjisorët e filmit “Toka e mjaltë” Tamara Kotevska dhe Lubo Stefanov. Çmimi për këtë kategori iu nda regjisorit Stiven Bognar për filmin “Fabrika amerikane”. shk/

Të fundit