Rreth orës 12:30 të ditës së djeshme në SPB Tv Manastir një qytetar ka denoncuar se teksa ka qenë i parkuar si taksi në lagjen Orizare e epërme të qytetit me veturë të pasagjerëve “Golf” me targa të Manastirit, ka dëgjuar të shtënë, dhe nga plumbi është dëmtuar pjesa e pasme e automjeti.
Pas kontrolleve operative, policia kriminale ka dal në vend ngjarje dhe ka ndaluar shtetasin M.N, i cili ka pranuar krimin dhe në intervistën zyrtare ka deklaruar se ka qëlluar në një qen.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës penal. (INA)







