16/06/2024
19.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni: Lëshohet në përdorim aplikacioni “StopKorona”, jep të dhëna për personat e infektuar

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sot në konferencë për shtyp njoftoi se aplikacioni “Stop Korona” është i kapshëm për të gjithë telefonat celularë.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që sa më masovikisht të instalojnë aplikacionin nëpër celualarët e tyre. Mançevski tha se aplikacioni jep informata se me cilët persona ka qenë në kontakt personi i infektuar.

“Aplikacioni “Stop Corona” jep informata se me cilët persona ka qenë në kontakt personi i infektuar. Paraqet plotësim të masave të Qeverisë të përsosura me teknologji. Ky aplikacion do të parandaloj përhapjen e coronavirusit”.

“Më shpejtë ndërpret zinxhirin e përhapjes së virusit. Apeloj tek qytetarët që sa më masovikisht të shkarkojnë aplikacionin. Me këtë aplikacion ndihmojmë edhe punonjësit shëndetësorë”, tha mes tjerash Mançevski./Telegrafi/

Të fundit