28/04/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia i kërkon Japonisë ilaçin që po jep rezultate në kurimin e COVID – 19

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme njoftoi se institucionet shtetërore tashmë kanë parashtruar kërkesë deri tek Ambasada e Japonisë në vendin tonë për të siguruar ilaçin antiviral Favipiravir, përcjell Gazeta Express.

“Terapia aktuale jep rezultate, një numër i madh i pacientëve tani më janë lëshuar në kurim shtëpiak prej ku edhe vazhdojnë terapinë. Për terapi plotësuese po i ndjekim trendet botërore. Sot jemi drejtuar edhe zyrtarisht deri tek ambasada e Japonisë, sepse ata njoftuan se do të japin donacion një ilaç anti virozë si ndihmë për të gjitha shtetet. Presim përgjigje pozitive, do të informojmë në kohë kur të marrim përgjigje”.gazetaexpress

Të fundit