04/05/2024
13.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia e Veriut më 28 mars për të 11-tën herë në errësirë për Orën e planetit Tokë

Miliona njerëz mbarë botën do të bashkohen në dërgimin e porosisë së përbashkët për shpëtim të planetit Tokë, më 28 mars, kur do të mbahet aksioni ekologjik global Ora e planetit Tokë. Saktë në 20:30 sipas kohës lokale në errësirë do të fundosen mijëra përmendore mbarë botën, që të paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po ndodhin tani dhe këtu, dhe se vetëm ne si individë do ta kemi fuqinë ta ndryshojmë këtë.

“Në periudhë kur biodiversiteti global po zvogëlohet me përmasa të papara dhe alarmante, derisa paralelisht një milionë llojeve shtazore dhe bimore u kanoset zhdukje e tërësishme nga fytyra e planetit, ndërsa Toka është një hap nga shkatërrimi për shkak të ngrohjes globale, tani është më se e nevojshme të rritet vetëdija se natyra është bazë fundamentale për planet të shëndoshë dhe drejtpërdrejtë edhe zgjidhja më e fuqishme për shpëtim nga ndryshimet klimatike”, informojnë organizatorët.

Ora e planetit Tokë dhe Fondi botëror për natyrë (WWF) këtë vit u bëjnë thirrje qytetarëve që ta japin votën e tyre për Tokën në internet platformën “Vota për Tokën”. Këto nënshkrime gjatë vitit do t’u prezantohen liderëve botërorë dhe bartësve të vendimeve në forumet globale si Asambleja e Përgjithshme e KB-së, që t’u ndihmojnë në krijimin e Marrëveshjes së re për natyrën dhe njerëzve, gjë që garanton mbrojtje të natyrës tjetër dhe do të tentojë të ndihmojë në restaurimin e së humburës deri tani, e në të njëjtën kohë duke e garantuar ardhmërinë tonë në këtë planet.

Shkalla globale e humbjes së natyrës në 50 vitet e fundit është e përmasave të papara në historinë e njeriut dhe paraqet kërcënim për jetët e njerëzve dhe mirëqenien në botë”, thotë Marko Lambertini, drejtor i përgjithshëm i Fondit botëror për natyrë (WWF).

Duke filluar si ngjarje simbolike në Sidnei në vitin 2007, Ora e planetit Tokë tani shënohet në më shumë se 180 vende dhe territore si moment global i solidaritetit planetin.

Të fundit