11/10/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia e Veriut sot shënon 4 vjetorin e anëtarësimit në NATO

Në Maqedoninë e Veriut sot shënohet katër vjetori i anëtarësimit të vendit në NATO. Sot në Ministrinë e Mbrojtjes do të mbahet ceremoni qendrore me rastin e katër vjetorit.

Në ceremoni do të flasin zëvendëskryeministri i parë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral brigade Simeon Trajkovski.

Para ceremonisë qendrore, në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të mbahet një aktivitet tradicional me trupin diplomatik, i cili do të shënojë fillimin e Ditëve të NATO-s në vend, të cilat do të zgjasin deri më 4 prill.

Më 27 mars 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë vendi i tridhjetë anëtar i Aleancës. Angazhimi për integrimin euroatlantik daton që nga viti 1993, kur Kuvendi miratoi një Rezolutë që përcaktonte prioritetet e jashtme politike të vendit, përkatësisht anëtarësimin në NATO dhe BE.

Më 15 nëntor 1995, vendi nënshkroi dokumentin kornizë për anëtarësimin në programin Partneriteti për Paqe.

Më 14 qershor 1996 u hap Zyra Ndërlidhëse dhe në fund të vitit 1997 Misioni i Përhershëm në selinë e NATO-s në Bruksel. Në prill të vitit 1999, në Samitin e NATO-s në Uashington, Republika e Maqedonisë fitoi statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Aleancë, pas së cilës filloi përgatitja dhe zbatimi i Planit të Veprimit për anëtarësim.

Në deklaratën përfundimtare nga Samiti i NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, Aleanca vendosi që vendi të marrë një ftesë për anëtarësim pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë.

Në mënyrë që procesi i integrimit të vendit në NATO të ecë pa probleme, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 11 shkurt 2020, njëzëri ratifikoi Traktatin e Atlantikut të Veriut, i cili u pasua me nënshkrimin e instrumentit të ratifikimit më 20 mars 2020. Protokolli i anëtarësimit për anëtarësim në NATO nga Presidenti i Republikës. Më 27 mars 2020, përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Uashington, instrumenti për anëtarësim në Traktatin e Atlantikut të Veriut u depozitua në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut u bë zyrtarisht shteti i tridhjetë anëtar i Aleancë. (INA)

Të fundit