27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Markov: Futja e bullgarëve në Kushtetutë nuk është kusht i Bullgarisë, por pjesë e protokollit francez!

Futja e komunitetit bullgar në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut nuk është një kusht nga Bullgaria, por një nga pikat e marrëveshjes dypalëshe, kështu thotë në një prononcim për Indeks.mk, Aleksandar Markov – gazetar në Televizionin Nacional të Bullgarisë (BNT), i cili po ndjekë nga afër zhvillimet në kontestin midis Shkupit dhe Sofjes.

“FUTJA E BULLGARËVE NË PREAMBULËN E KUSHTETUËS NUK ËSHTË KUSHT I BULLGARISË, POR NJË MARRËVESHJE NDËRMJET MAQEDONISË SË VERIUT DHE REPUBLIKËS SË BULLGARISË NGA 19 KORRIKU I VITIT TË KALUAR, ME PROTOKOLLIN E NËNSHKRUAR DYPALËSH. PROTOKOLLI DYPALËSH HYRI NË KORNIZËN E NEGOCIMIT TË MAQEDONISË SË VERIUT ME BE-NË. ATY THUHET SE KONFERENCA E DYTË NDËRQEVERITARE E MAQEDONISË SË VERIUT ME BE-NË DO TË MBLIDHET SAPO TË PËRFSHIHEN BULLGARËT NË KUSHTETUTËN E MAQEDONISË SË VERIUT. NË PROTOKOLL – MË LEJONI TË THEKSOJ – KA SHUMË TË TJERA MARRËVESHJE MES DY VENDEVE, TË RENDITURA ME AFATE QË DUHET TË PËRMBUSHEN PAS THIRRJES SË KONFERENCËS SË PARË NDËRQEVERITARE”, DEKLAROI MARKOV PËR INDEKS.MK

Nga ky këndvështrim, shton mëtej ai, nuk mund ta kuptoj pse elita politike në Shkup flet për “kushte”, duke qenë se ato janë dakorduar mes dy qeverive në kuadër të të ashtuquajturës. ‘Propozimi francez’, të cilin Parlamenti i Shkupit e votoi pikërisht në korrik të vitit të kaluar.

Sipas tij, për momentin, kjo mënyrë e paraqitjes së gjërave si disa “kushte bullgare” është absolutisht kundërproduktive.(Indeks.mk)

Të fundit