17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

MASH: 60 për qind e studentëve i kanë tërhequr kartelat për racionin ushqimor

Në pajtim me informatat nga “Shparkase Banka”, partnere e Ministrisë së Asrsimit dhe Shkencës në realizim të masës – shujtë e subvencionuar studentore, deri më tani rerth 60 për qind e studentëve të cilët i kanë përmbuhsur kushtet, e kanë tërhequr kartelën e dedikuar pagesore përmes së cilës mund të shfrytëzojnë mjete për këtë qëllim.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ju bënë thirrje të gjithë studentëve të cilët ende nuk kanë vepruar konform udhëzimeve të dhëna, ta bëjnë këtë sa më parë.

Është e detyrueshme të regjistroheni në platformën aktive online të Bankës Shparkase dhe të azhurnojnë të dhënat e tyre në: https://netbanking.mk/studentPortal.

Nga MASH-i, në kumtesën e sotme sqarohet se mjetet në shumë prej 140 denarë në ditë do të mund t`i shfrytëzojnë nga e hëna deri të shtunën për të blerë ushqime në markete, furra buke, restorante dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se aplikimi për këtë të drejtë për kandidatët që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe të cilët nuk kanë regjistruar semestrin veror, zgjat nga data 27 shtator deri më 2 tetor 2023.

Çdo aplikant që ka nevojë për mbështetje të drejtëpërdrejtë gjatë procesit të aplikimit mund të adresohen në kontaktin në vazhdim : [email protected] ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë në ndërtesën e Ministrisë.

Të fundit