28/05/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbi 100 fëmijë vitin e ri e presin në spitale, infeksionet virusale shkaktar hospitalizimi

Mbi 100 fëmijë Vitin e Ri do ta kalojnë të hospitalizuar në reparte spitalore në Kozle apo në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Sipas mjekëve infeksionet virusale janë shkaktari kryesor për hospitalizim.

“Parimisht, të gjithë fëmijët që vinë fillimisht janë vizituar nga mjeku i familjes ose janë mjekuar në institucion tjetër në një qytet tjetër, por pas pranimit të terapisë njëjavore kanë ardhur të gjithë tek ne. Ka disa fëmijë që kanë rënie të saturacionit deri në 80-85% dhe atyre u jepet mbështetje oksigjeni që në ditët e para.”, – deklaroi drejtori i spitalit të fëmijëve “Kozle”, Besnik Zeqiri.

Zekiri thotë se trajtimi spitalor tani zgjat deri në dhjetë ditë. Kjo bëhet për shkaqe sigurie, sepse virusi ndonjëherë është i paparashikueshëm. Ndryshe nga Kozle, ku më shpesh trajtohen sëmundjet akute, në objektin më të madh shëndetësor, Klinikën e Fëmijëve, ka fëmijë në terapi intensive.

“Për momentin kemi rreth 70 pacientë të hospitalizuar, 10 prej të cilëve janë në reanimacion. Më të shpeshta janë sëmundjet e frymëmarrjes, bronkiti, gjendjet febrile dhe konvulsionet.”, – u shpreh mjekja, Andrijana Andreevska Stepanovska.

Edhe pse të gjithë ne dëshirojmë shëndet të mirë, ata që do të kenë nevojë për ekzaminim dhe mjekim, klinika e fëmijëve dhe ekipet mjekësore të “Kozles” do të jenë në dispozicion për ta njëzet e katër orë.

Të fundit