Madje 20 zjarrfikës dhe një kohëzgjatje prej katër orëve janë nevojitur mbrëmë për të shuar zjarrin, i cili ka përfshirë një objekt në Pallçishtë të Poshtme, informojnë nga Njësiti zjarrfikës nga Tetova. Për zjarrin është lajmëruar rreth orës 20 e 30 minuta, ndërsa është lokalizuar dhe likuiduar madje pas mesnate.
“Pas denoncimeve nga shumë qytetarë jemi nisur me dy automjete dhe shtatë zjarrfikës. Ndërkohë kemi parë se zjarri po bëhet gjithnjë e më i madh dhe kemi kërkuar që në mënyrë plotësuese të vijnë edhe 13 zjarrfikës. Kështu u intensifikua me 20 njerëz dhe nëntë automjete. Objekti ka qenë i madh në tre kate, ndërsa brenda ka pasur vetëm mobilje, qilima dhe sfungjerë, materiale që digjen shpejtë”, deklaroi Uka Aliti, komandant i Njësitit zjarrfikës të Tetovës.
Në zjarr me ngulfatje të vogël janë përballur tre zjarrfikës për shkak të së cilës ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore nga ana e ekipit kujdestar të Emergjencës.