20/05/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbledhje e kryesisë së BDI-së në selinë e partisë në Reçicë të Vogël

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në selinë e partisë në Reçicë të Vogël sot mban mbledhjen e Kryesisë në prag të Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet nesër.

Sipas informacioneve nga partia në kryesi janë ftuar edhe përfaqësues të degëve partiake.

Në mbledhjen e cila ka filluar pas orës 14 kanë mbërritur edhe disa nga kryetarët lokal të partisë, por mungojnë anëtarët e të ashtuquajturës “Grupi i zjarrit” të cilët nga 24 shtatori kërkuan publikisht reforma në BDI.

Anëtarët e kryesisë nuk kanë dhënë deklarata para fillimit të mbledhjes kur kanë arritur në selinë e partisë. Sipas burimeve në parti, anëtarët e “Grupit të zjarrit” ka anuluar pjesëmarrjen në këtë mbledhje partiake.

Më 4 tetor i ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” ka pasur takim disaorësh me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti pas së cilës është paralajmëruar se nesër më 15 tetor do të mbahet Kuvendi qendror i partisë në të cilën u njoftua se do të zgjidhej Kryesi e re.

BDI nesër duhet të zgjedhë sekretarin e përgjithshëm, sekretarin organizativ dhe nënkryetarët e rinj me mandat deri në kongresin e ardhshëm.

Të fundit