26/05/2024
13.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zgjerohet “Grupi i zjarrit”, tjetër letër publike për Ali Ahmetin

Dega e BDI-së në Studeniçan i është bashkuar zyrtarisht grupit të pakënaqësive në BDI.

Përmes një letre të nënshkruar nga anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, anëtarë të këshillit komunal, forumit rinor dhe ish ushtar të UÇK-së, Ahmetit i kërkohet që të mos digjet siç thonë ata mundi dhe sakrifica për partinë në emër të një individi.

“Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar organizative për brenda BDI-së gjatë një periudhe dy vjeçare, jemi të detyruar të ngrejmë zërin dhe të reagojmë që atë të cilën e kemi krijuar me mish e me shpirt, pra Bashkimin Demokratik për Integrim, ta kthejmë në pozitën siç zhvillohej plot 18 vite, pra të mirë organizuar dhe mirë të strukturuar”.

“BDI nuk është thjesht një parti politike, por BDI është vlerë, e cila 18 vite ka ruajtur dhe ka avancuar të drejtat e shqiptarëve, një familje e hapur dhe me konsultime brenda për brenda, pa privilegje individuale, me organe statutare dhe me rritje të vazhdueshme të trupit elektoral. Si të tillë patjetër ta kthejmë aty ku e ka vendin”, thuhet mes tjerash në letrën publike.

Ndryshe, BDI me ftesë të kryetarit të saj Ali Ahmeti, sot ka mbajtur takim konsultues, ndërsa mësohet se janë propozuar emra të ri për pozicionet drejtuese të kësaj partie./Telegrafi/

Të fundit