Publiku shqiptar shijoi mbrëmjen e sotme muzikalin e famshëm francez “Notre Dame de Paris”, që u ngjit mbrëmjen e sotme në skenën e stadiumit “Air Albania”.
Kryeministri Edi Rama ndau një video nga spektakli “Notre Dame de Paris” duke e cilësuar shfaqjen si mjaft emocionuese.
Muzikali “Notre Damme de Paris” është i shkruar nga muzikanti Riçardo Cocciante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness. Gjithashtu, duke njohur terren të gjerë nëpër botë, vepra është e përkthyer në 7 gjuhë të tjera.
“Notre-Dame de Paris” është një lidhje muzikore mes kulturës francez dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo.
Ky është prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale.\ATSH/