01/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Më ftohtë dhe më së shumti borë në Kodër të Diellit

Më ftohtë sot në mëngjes ishte në Kodër të Diellit, ku në orën shtatë të mëngjesit janë matur -4 gradë Celsius, pas çka vijojnë Kriva Pallanka dhe Llazaropole me -3, Manastiri, Prilepi, Strumica, Berova dhe Hanet e Mavrovës me -1, si dhe Tetova, Kumanova dhe Shtipi me 0 gradë.

Në Dibër dhe Krushevë 1 gradë, Ohër, Pretor, Vinicë, Gjevgjeli dhe Shkup – Petrovec 2, Shkup – Zajçev Rid dhe Demir Kapi 3, Veles dhe Kavadar 4, ndërsa Dojran 5.

Shtresa e borës në Kodër të Diellit është 27 centimetra, në Gjurishtë nëntë, ndërsa në Pozharan pesë.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite nga perëndimi do të rriten vranësirat dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të shiut afatshkurtër. Gjatë natës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 6 deri 15 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura  maksimale do të mbërrijë deri 11 gradë

Të fundit