07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, mbi 950 fëmijë u vaksinuan në kuadër të fushatës së Ministrisë dhe OBSH-së, me mbështetjen e BE-së

Deri më tani, mbi 950 fëmijë janë vaksinuar në shtëpitë e tyre ose ju është caktuar termin vaksinimi me vaksinat rutinë të lëshuara dhe janë shpërndarë mbi 1400 broshura informative, në kuadër të fushatës së përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, e titulluar “Derë më derë”, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të kësaj fushate, 500 qytetarë të moshës mbi 65 vjeç janë vaksinuar në shtëpitë e tyre me vaksinën kundër gripit sezonal, të cilët nuk kanë mundur të kenë qasje në pikat e imunizimit.  Për ta është parashikuar edhe një rivaksinim bivalent për Covid-19.

Fushata përfshin 30 ekipe mjekësore nga qendrat shëndetësore dhe Instituti i Shëndetit Publik, të cilat janë planifikuar të vizitojnë 2900 familje në mbi 150 zona të populluara urbane dhe rurale.

Kujtojnë se mbi 50 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën e gripit sezonal, ndërsa për vaksinim falas deri më tani kanë aplikuar 59 mijë qytetarë.

“Vaksinimi kundër gripit sezonal kryhet vazhdimisht në qendrat shëndetësore publike dhe qendrat shëndetësore dhe vaksinimi falas mbulon grupet e mëposhtme të rrezikuara: të moshuarit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve”, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Të fundit