05/03/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira lokale

Paradite do të jetë ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardait dhe në pjesët lindore do të fryjë erë e fortë nga drejtimi veriot deri në atë veriperëndimor me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kumtojnë se temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -9 deri në -1, ndërsa maksimalja prej 1 deri në 9 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në -5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 4 gradë.

Deri të dielen do të qëndrojë mot stabil, i thatë dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit. Të hënën dhe të martën do të ketë vranësira të shtuara të përcjella me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në disa vende më të larta me borë të kohëpaskohshme.

Të fundit