Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, për rastin e Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, thekson se nuk do të lejojë të njolloset veshja e bardhë dhe të dihet me emër dhe mbiemër se kush ka bërë gabim dhe të mbajë përgjegjësi për të.
“Dihet saktësisht rregullorja se si funksionon një institucion publik shëndetësor dhe si funksionon Ministria e Shëndetësisë. Për çdo gjë tjetër ka autoritete kompetente, më vjen mirë që tashmë po shohim një lloj epilogu të gjithë kësaj golgote. Dhe nuk do të lejoj të njolloset më palltoja e bardhë. Duhet të dihet me emër dhe mbiemër se kush ka bërë një gabim dhe të mbahet përgjegjësi për të.
Së pari, si mjek, si ministër dhe si person, nuk do të doja të besoja që dikush të guxonte të bënte abuzime të tilla. Ne si Ministri, të gjitha shërbimet, të gjitha njohuritë që kishim, jemi vërtet të hapur 24/7 për të gjitha autoritetet hetimore, çdo informacion që kemi për të ndarë”, tha Mexhiti në emisionin “KOD”.
Sa i përket raportit të auditimit për rezonancën magnetike, Mexhiti theksoi se janë marrë masa të menjëhershme dhe është bërë shpejt dhe me cilësi.Ai tha se projekti se projekti për centralizimin e Klinikën e Radiologjisë është në fazën përfundimtare, ndërsa qëllimi është që pacientët të kenë kushte më të mira për mjekim.