17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mexhiti: Nuk do të ketë vonesa në furnizimin e barnave

Sa të jem unë ministër, nuk do të ketë më vonesa në furnizimin e barnave, tha sot ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, në takimin me përfaqësuesit e Lidhjen e Shoqatave të Diabetikëve të RMV-së.

Gjatë bisedës, ku ishin të pranishëm edhe shërbimet profesionale të ministrisë, përgjegjëse për problematikën, duke përfshirë edhe kryetarin e Komisionit për Diabet, Irfan Ahmeti, ministri Mexhiti theksoi se kanë mirëkuptim të plotë të situatës në të cilën ndodhen personat me diabet në vend dhe janë të përkushtuar maksimalisht në tejkalimin e sfidave aktuale.

“Ne po bëjmë gjithçka që kemi për të përfunduar sa më parë procedurat ligjore të cilat duhet t’i respektojmë si institucion. Siç kemi informuar disa herë, aktualisht janë në vijim procedurat e ankimimit për blerjen e kasetave, procedurë kjo që nuk varet nga ministria. Nëse Komisioni i shkallës së dytë e refuzon ankesën, menjëherë do t’i qasemi nënshkrimit të kontratës për blerjen e shiritave dhe glukometrave për pacientët me tip 1 dhe tip 2”, ka thënë Mexhiti.

Ai u sqaroi përfaqësuesve të Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve se pasi të arrijë vendimi i Komisionit të shkallës së dytë pranë Komisionit Shtetëror të Ankesave për Prokurimet Publike, vendimi merr formë të prerë, pas së cilës do të lidhet menjëherë kontrata për blerjen e shiritave dhe glukometrave për tipin 1 dhe tip 2 dhe do të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur shpërndarja në farmacitë e insulinës.

“Të gjitha procedurat në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë kanë përfunduar në një kohë sa më të shkurtër, më vjen shumë keq që prokurimi është vonuar, është dashur të fillojë qysh në dhjetor nga menaxhmenti i mëparshëm”, deklaroi Mexhiti.

Të fundit