15/06/2024
22.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mexhiti : Puna e nobelistit Dr. Ferid Murad ishte dëshmi e fuqisë së kuriozitetit njerëzor dhe potencialit të pakufishëm të shpirtit njerëzor

Ministri i shëndetsisë Fatmir Mexhiti në fjalën e tij para tëpranishmëve në akademinë përkujtimore në nderë të veprës së nobelistit Dr. Ferid Murad të organizuar nga ana e Universitetit të Tetovës theksoi se Puna e nobelistit Dr. Ferid Murad ishte dëshmi e fuqisë së kuriozitetit njerëzor dhe potencialit të pakufishëm të shpirtit njerëzor. Ai na përkujtoi se kur shkenca përdoret për qëllime pozitive, ajo ka kapacitetin për të ndryshuar botën.

“Ishte një nder i madh për mua që të drejtohem me fjalë rasti në ceremoninë përkujtimore të mbajtur në Universitetin Shtetëror në Tetovë. Puna e tij do të jetojë përmes shumë studiuesve dhe studentëve që ai frymëzoi, si dhe përmes pacientëve, jetët e të cilëve u përmirësuan falë zbulimeve të tij.” tha ministri Mexhiti përcjellë Top24.

Të fundit