18/05/2024
17 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mexhiti: Shkarkimi i drejtorit të Kardiokirurgjisë nuk ndërlidhet me çështje politike

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti mohoi qe shkarkimi i drejtorit te Kardiokirurgjisë ka të bëjë me çështje politike. Ai madje mohoi që të ketë pasur presion nga ana e LSDM-se për këtë çështje. Edhe njëherë potencoi se në rast të konstatimit të parregullsive pavarësisht se për cilin drejtor bëhet fjalë, i njëjti do të shkarkohet duke shtuar se në çdo institucion shëndetësor po behën kontrolle inspektoriale për të parë nëse punohet në rregull.

Gjatë qëndrimit ne Kliniken e Endokrinologjise drejtori i kësaj Klinike Argjend Muça tha se nuk ka frikë nëse ne listën e atyre që do shkarkohen është dhe emri i tij.

Të fundit