24/05/2024
11.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Editorial: Kush po i kontaminon pemët dhe perimet me “pesticide antishqiptare”?

Gjithçka kemi mundur të besojmë dhe të paramendojmë, por se do të vijë dita që edhe pemët e perimet të bëhen shkas për antishqiptarizëm, askush nuk do ta kishte paramenduar. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në Serbi, as në Rusi, as në Bjellorusi, por për fat të keq këtyre ditëve po ndodh në Maqedoninë e Veriut.
Edhe pse instituionet vazhdimisht përsërisin se frutat dhe perimet janë të sigurta, ndërsa mbetje nga metalet dhe metale të rënda në domate dhe tranguj nuk ka, dikush me çdo kusht po mundohet që ato t’i ndotë me “pesticide antishqiptare” vetëm e vetëm pse eksportohen nga Shqipëria.

Pikërisht prejardhja e frutave dhe perimeve nga Shqipëria si duket ishte shkak për përhapjen e panikut mes qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, madje edhe duke gënjyer apo duke ngatërruar mikrogramët dhe miligramët e prezencës së pesticideve. Dmt. ende ka njerëz në vendin tonë që mendojnë se shitja e produkteve, qofshin ato bujqësore, që vijnë nga Shqioëria paraqet rrezzik për sigurinë e shtetit, siç paraqesin shqiptarët me moshë mbi 70 vjeçare, të cilëve nuk u jepet nënshtetësi.

Është e qartë se bëhet fjalë për tendencë të qëllimshme, e jo për ndonjë ngatërresë. Fakti që informacionet janë plasuar nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Cvetan Tripunovski, ish zv/ministër i bujqësisë, tregon qartë se tendenca nuk është naïve, por me prapavijë politike..
Para dy ditëve ai në profilin e tij në Fejsbuk ndau informatë sipas së cilës, plumbi, kadmiumi dhe arseni janë gjetur në domate dhe tranguj. Këtë, siç theksoi Tripunovski, e tregojnë raportet më të reja për analiza të bëra nga laboratori fitosanitar shtetëror.

Tendenca nuk është naive aspak. Prandaj edhe këto deklarat duhet analizuar mirë nga organet kompetente, duhet dëshmuar pavërtetësia e tyre, Nëse dikush dikujt duhet t’i kërkojë falje, atëherë duhet t’u kërkojë falje qytetarëve. Më mirë se informata e saktë nuk ka. Asnjë prokurori, asnjë procedurë, asnjë padi nuk mund ta përmirëspjë atë që u përhap si panik, por sanskionimi i këtyre dezinformatave padyshim do t’i detyrojë të gjithë ata që kanë ndërmend në të ardhmen të plasojnë gënjeshtra, të mendohen dy herë para se ta bëjnë një gjë të tillë ./zhurnal.mk/

Të fundit