19/05/2024
19.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Micevski paralajmëron kallëzime penale për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues në Kuvend

“Vendosja e pikës në rend dite për përcaktimin e propozimit për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues është precedent, sepse në 30 vite pluralizëm është hera e parë që Komisioni të mos e përfundojë diskutimin për këtë pikë, ndërsa dërgon raport dhe kjo konsiderohet relevante në bazë të së cilës do të diskutohet në seancë plenare”. Këtë e tha sot koordinatori i Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski.

Ai paralajmëroi se grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes së interpelancës, por edhe kallëzimeve të caktuara penale për, siç tha, “të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë procedurë”.

Ai tha se diskutimi për propozim-kandidatin e tretë në Komision ende nuk ka përfunduar dhe se pika nuk është konfirmuar, gjegjësisht sipas tij, në të gjithë rastin veprohet jashtë rregullave.

“Kryetarja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime është keqpërdorur dhe ka nënshkruar një raport të cilin e kanë shpikur mendjet e tjera të zgjuara dhe është dashur ta zbatojë atë, duke e vënë në punë integritetin e saj”, tha Micevski.

Sipas tij, është “shkelje klasike e procedurës” dhe “shkelje klasike e Kushtetutës”.

“Pas ardhjes në pushtet të OBRM-PDUKM-së, do të rishikohet e gjithë procedura e keqpërdorimit të zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues”, tha Micevski.

Të fundit