18/06/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski kërkon dorëheqjen e Mariçiqit: Ai publikisht pranoi se po shkelin ligjet

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi dorëheqjen zv.kryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq për deklaratën se Propozim-ligjet për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D do të shkojnë me flamur evropian që t’i shmangin bllokimet nga opozita.

“Ai duhet të japë dorëheqje dhe të ikë për shkak se nuk është i denjë për atë pozitë”, u shpreh Mickoski.

Kreu i VMRO-DPMNE-së u shpreh se ai ndodhet në atë pozitë për shkak se duhet të respektojë ligjet dhe procedurat, njofton Telegrafi, ndërsa ai publikisht pranoi se mbështet shkeljen e ligjeve.

“Ai duhet të jetë i ndërgjegjshëm se një ditë, do të ketë edhe përgjegjësi për një veprim të tillë. Ai po ashtu dëshmoi se projekti për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D nuk paraqet tjetër përveç se një krim të madh”, tha mes tjerash Mickoski.

Kujtojmë se opozita maqedonase vazhdimisht kundërshton ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D duke e akuzuar qeverinë për krim, për shkelje të procedurave ligjore, për shumë të madhe të ndërtimin si dhe për shkeljen e të drejtave të punëtorëve.

Të fundit