25/07/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Goran Ivanov: Është rritur krimi financiar në RMV

“Është rritur krimi financiar në vend, si larja e parave dhe evazioni fiskal, por po rriten edhe kontrollet nga Policia Financiare”. Këtë e tha drejtori i Policisë Financiare, Goran Ivanov, në një intervistë për “Slobodna TV”.

“Punojmë në disa sektorë, kontrollojmë shumë persona juridikë dhe fizikë që merren me veprimtari të ndryshme. Si Administratë po punojmë për të zbardhur shumë krime të kryera me Ligjin për Policinë Financiare”, thotë Ivanov. Sipas tij, aktualisht janë duke u punuar mbi 300 raste.

“Mund të përmend disa nga më të rëndësishmet. Ne kemi punuar në raste të personave juridikë dhe fizikë në të cilat janë paraqitur fatura me përmbajtje të papërshtatshme gjatë viteve të fundit. Ata në mënyrë të pajustifikueshme kanë ulur detyrimin për pagesën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në disa subjekte juridike dhe me këtë kanë dëmtuar buxhetin e Maqedonisë së Veriut. Për këtë rast jemi duke punuar së bashku me Prokurorinë”, thotë Ivanov.

Ai gjithashtu tha se po veprohet për rastet kur persona juridikë dhe fizikë përmes faturave false i kanë shkaktuar dëm fondeve evropiane, por edhe IPARD-it.zhurnal.

Të fundit