17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministri Mexhiti: Patjetër të ketë përgjegjësi kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve

Nuk do të lejojmë të mbeten raste të pandriçuara, patjetër duhet të ketë përgjegjësi kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve, theksoi ministri i shëndetësisë d-r Fatmir Mexhiti në takimin e sotëm të punës mes drejtoreshën e Inspektoratit shëndëtësor dhe sanitar shtetëro, d-r Renata Mlladenovska. Në takimin që u realizua me iniciativë të ministrit të shëndetësisë Mexhiti, është biseduar për zhvillimet aktuale në shëndetësi për të cilat Ministria e shëndetësisë inicioi mbikqyrje të jashtëzakonshme inspektoriale.
Mexhiti theksoi se personalisht do inicojë inspektimin e çdo rasti për të cilin ekziston dyshimi më i vogël i dëmtimit të pacientit.

“Ministria e shëndetësisë syçelë po e përcjell punën e të gjitha enteve publike shëndetësore dhe është në koordinim të vazhdueshëm me strukturat udhëheqëse. Nuk do të lejojmë të mbeten raste të pandriçuara, patjetër duhet të ketë përgjegjësi kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve. Gjithkund ku do të hapet dilema nëse është siguruar mbrojtje adekuate shëndetësore për pacientët dhe nëse ata kanë pranuar trajtim adekuat, do të iniciojmë mbikqyrje në teren”, theksoi Mexhiti.

Ministri i shëndetësisë Mexhiti potencoi se roli i ISHSHS-së në systemin shëndetësor është jashtëzakonisht i madh dhe se ky institucion duhet seriozisht ta realizojë punën e tij dhe të njoftojë në mënyrë transparente, sepse prej saj varet në masë të madhe besimi i pacientëve në shëndetësinë publike.

“Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar vazhdimisht është në teren dhe kryen mbikqyrje përmes mbikëqyrjeve inspektoriale të rregullta, të jashtëzakonshme dhe kontrolluese në të gjitha entet shëndetësore. Jemi të fokusuar në pjesën e sigutimit të mbrojtjes shëndetësore kualitative dhe realizim të drejtave të pacientëve. Ndaj çdo parashtrese ose urdhërese të pranuar nga Ministria e shëndetësisë ne veprojmë në mënyrë adekuate”, sqaroi Mlladenovska.

Drejtoesha e ESHSHS-së gjatë takimit informoi edhe për mbikqyrjen e jashtëzakonshme inspektoriale të realizuar lidhur me rastin e foshnjes së vdekur në Spitalin Klinik në Manastir, për të cilin tha se ka përfunduar dhe se së shpejti priten rezultatet, që do të kumtohen në detaje për opinionin, nga ana e ESSHS-së. Ajo theksoi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim, me qëllim që institucioni që e udhëheq të veprojë me kohë dhe me azhuritet./Zhurnal

Të fundit