06/10/2024
11.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski thotë se shqiptarët do t’i fitojnë 25 deputetë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski,  tha se partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në vend, madje ai bërë të ditur dhe prognozën e tij sa sa mandatë do ti këtë VMRO-ja në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Siç janë shifrat tani pres që në raundin e dytë të fitojë bindshëm Davkova si e para, ndërsa sa i përket presidentit aktual Stevo Pendarovski pres që diferenca pas raundit të parë të jetë më e madhe. Raundi i dytë është në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare dhe rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në shumë mënyra do të ndikojë në vetë fushatën dhe atmosferën midis dy raundeve, por edhe zgjedhjet parlamentare 8 majit. Në zgjedhjet parlamentare VMRO pres që të korrë fitore të madhe. Ndaj unë them se sipas sondazheve, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë, VMRO-DPMNE do të merrte 53-56 deputetë, LSDM 25 deputetë, Partitë shqiptarë së bashku 25-26 deputetë ndërsa pjesa tjetër do të ngelej për Levicën dhe Maksim Dimitrievskin nga ZNAM”, tha Mickoski.

Në përbërjen aktuale, shqiptarët kanë 32 deputetë.(INA)

Të fundit