22/06/2024
21.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Milan-Real Madridin, frikë për ish-portierin. I bie të fikët gjatë transmetimit ‘live’ në televizion (video)

Momente frike në stadiumin “Rose Bowl”, në Pasadena, ku u zhvillua ndeshja miqësore mes Real Madridit dhe Milanit, e fituar nga “Los Blancos” me përmbysje 3-2. Pak para fillimit të ndeshjes, ish-portieri i West Ham, Newcastle dhe Portsmouth, Shaka Hislop, tashmë komentues i ESPN, në fakt ka pësuar një kolaps shëndetësor.

Ish-portieri i kombëtares së Trinidad & Tobago u rrëzua teksa po fliste me kolegun Dan Thomas në transmetim televiziv “live”. Në video, Hislop shihet qartë duke u lëkundur para se të rrëzohet, duke dalë jashtë fokusit të kamerës.

Thomas menjëherë sinjalizoi sigurinë që të thërriste personelin mjekësor në terren për ta ndihmuar Hislop. Ndihma ishte e menjëhershme dhe pak pas fillimit të ndeshjes ishte Thomas, ai që siguroi për gjendjen shëndetësore të Hislop: “Mjekët po kujdesen për të, edhe pse është shumë herët për çdo lloj diagnoze mjekësore”.

 

Të fundit