Të tjera lajme

Ministri Durmishi: Reforma e marrëdhënieve të punës është investim për një treg pune të drejtë dhe të qëndrueshëm

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, z. Besar Durmishi, mori pjesë dhe mbajti fjalën hyrëse
në konferencën “Reforma e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës – sfidat dhe drejtimet”, e
cila u zhvillua më 2 prill 2025 në Aleksandar Palace – Shkup.
Konferenca mblodhi përfaqësues të sindikatave, punëdhënësve, organizatave
ndërkombëtare dhe ekspertëve të fushës për të diskutuar drejtimet e mundshme të
reformës së ligjit për marrëdhëniet e punës.
Në fjalën e tij, ministri Durmishi theksoi se reforma nuk është vetëm një proces teknik,
por një vendim për drejtimin që duhet të marrë tregu i punës në vendin tonë.
“Nuk po vendosim vetëm për tekst ligji – po vendosim si duam të duket tregu i punës.
Marrëdhënia e punës nuk është vetëm një kontratë – është një raport i gjallë që mbart
siguri, dinjitet dhe përparim,” theksoi ministri.
Ai vuri në dukje se sfidat moderne kërkojnë një sistem ligjor të qartë, fleksibil për
punëdhënësit, të drejtë për punëtorët dhe funksional për shtetin.
“Asnjë reformë nuk është e lehtë, por nuk ka sukses pa guxim, partneritet dhe vizion. Ky
është momenti ynë i përbashkët për të ndërtuar një bazë të fortë për gjeneratat që
vijnë,” u shpreh Durmishi. Konferenca shënon një hap të rëndësishëm drejt një procesi
gjithëpërfshirës të reformimit të legjislacionit të punës, me qëllim ndërtimin e një tregu
pune të drejtë, modern dhe të qëndrueshëm.

Të fundit