17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

PN Mali i Sharrit kërkon stopim të ndërtimit të dy hidroelektranave të vogla të cilat morën afat të ri ndërtimit deri në vitin 2024

Ndërmarrje private edhe më tej bëjnë tentime të vazhdojnë me ndërtimin e dy hidroelektranave të vogla, edhe pse kjo është kundër planit për menaxhim me rajonin e mbrojtur, kumtuan sot në konferencën për shtyp nga Institucioni publik Parku nacional Mali i Sharrit.

Të punësuarit në terren stopuan punët gjeodezike të parapara për vazhdimin e ndërtimit të atyre objekteve, pas çka mbajtën tkaim me përfaqësuesit e ndërmarrjeve dhe morën vesh se kanë marrëveshje me të cilën iu është vazhduar afati për ndërtim të hidroelektranave.

“Është përgatitur Aneksi i marrëvehsjes me të cilin dhënësi i koncesionit Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e vazhdon afatin për marrëveshje koncesionare për shfrytëzim të ujit për prodhim të energjisë elektrike për hidrocentrale të vogla Shkumbini 84 dhe Shkumbini 85 nga 25.01.2023 deri më 25.11.2024. Më tutje, ndërmarrja koncesionere bashkangjiti edhe Vendimet për ndrsyshim dhe vazhdim të zgjidhjes për përfitim të statusit të përkohshëm për prodhues të autorizuar nga 25.01.2023 deri më 25.11.2024 për Shkumbini 84 dhe Shkumbini 85. ky vendim për vazhdim të afatit ëdhtë nënshkruar më 15 qershor 2023 nga kryetari i komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit të RMV-së dhe parashtruar tek Gravis Hidro, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit Jetësor he Planifikimit Hapësinor, Agjencia për energjetikë dhe operatori i tregut i energjisë elektrike dhe operatori i sistemit elektrodistributiv. I.P.P.N. Mali i Sharrit fare nuk është njoftuar për këto ndryshime”, deklaroi Ibrahim Dehari, drejtor i PN Mali i Sharrit në konfferencën për shtyp.

Nga Parku nacional shprehin shqetësim për mostransparencë gjatë proceseve të cilat po zhvillohen, ndërkaq kanë të bëjnë me shfrytëzimin e resurseve, llojllojshmërinë biologjike dhe popullatën lokale në territorin e parkut dhe tërë Rajonin  e Pollogut.

Nga Parku nacionaë përkujtojnë se në pajtim me Planin për menaxhim me rajonin e mbrojtur për 10 vitet e ardhshme, nuk lejohet ndërtimi i hidrocentraleve të reja në territorin e Parkut nacional. Për momentin në Parkun nacional operative janë 13 hidrocentrale, ndërsa një hidrocentral i prëfunduar akoma nuk është operativ. /zhurnal/

Të fundit