19/06/2024
29.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme Melani Zhole për vizitë në Shkup

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë, Melani Zholi sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Siç informon MPJ, në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve, aleanca në kuadër të NATO-s, sfidat e kryesimit të vendit me OSBE-në, si dhe aktivitete tjera aktuale në fushën e politikës së jashtme.

Osmani dhe Zholi do të mbajnë takim sy më sy me çka do të vijojë takim mes delegacioneve të të dyja vendeve. Osmani dhe Zholi do të mbajnë konferencë të përbashkët shtypi.

Gjatë qëndrimit në Shkup, ministrja Zholi do të ketë takime edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski si dhe me ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Të fundit