25/07/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Miratohet llogaria përfudimtare e komunës së Tetovës

Këshilli i komunës së Tetovës me shumicë votash më në fund ka miratuar llogarinë përfundimtare për vitin 2022.Pikërisht mos votimi në afatin e paraparë me ligj gjatë vitit të kaluar, çoi në zgjedhje të parakohëshme këshillin e komunës së Tetovës.Në ndërkohë, në seancë të këshillit të komunës së Tetovës janë miratuar raportet financiare për Ndërmarrjen Publike Komunale Tetova-Tetovë. Kryetari i këshillit Besar Durmishi, me këtë rast tha se ndërmarrjet publike në përgjithësi gjatë vitit të kaluar kanë punuar mirë edhe përkundër gjendjes së rëndë financiare.“Kjo ndërmarrje krahasuar me vitin 2021, kjo ndërmarrje ka vjelur më shumë të hyra në vlerë prej 76 milion denarë në vitin 2022 dhe ndërkohë janë rritur shpenzimet për 48 milion denarë, por kjo si rezultat i rritjes së çmimit enorm të energjisë elektrike, derivateve, lëndës së parë, në pjesën e pagave e kështu me rradhë, prandaj është një përmirësim i situatës financiare të kësaj ndërmarrje, gjendja shkon për të mirë.Edhe ndërmarrja publike Parkingu i Qytetit ka dalur me një saldo poiztive prej 4 milion denarë.Pritet që të meret vendim, se këta mjete të cilët kjo ndërmarrje I ka si saldo pozitivetë kthehen në komunë ose të paguajë borxhin ndaj Drejtorisë së të Ardhurave Publike sepse aty ka një borxh të tarshëguar vite me rradhë”, tha kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi.Në ndërkohë, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, thotë se shumë shpejt do të qartësohet situata për sa i përket ndarjes së Ndërmarrjes Publike Komnale Tetova-Tetovë, në dy ndërmarrje tjera.“Sa i përket ndërmarrjes për menaxhim me mbeturinat jemi në finalizim të studimit-fizibiliteti për futjen e partnerit publik privat, sa i përket ndërmarrjes uji dhe kanalizimi procedurat formal-juridike kanë kaluar për përzgjedhje të komisionit mbikqyrës dhe organeve drejtuese, pra punohet në atë drejtim që këta ndërmarrje të jenë në shërbim të qytetarëve” tha kryetari Kasami.Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, kanë akuzuar komunën respektivisht koalicionin Lëvizja Besa-VMRO-DPMNE, se nuk kanë punuar mirë dhe kanë harxhuar buxhetin në mënyrë joadekuate.Nga VMRO-DPMNE thonë se kanë trashëguar ndërmarrje me borxhe të mëdha edhe pse shteti kishte paguar pjesën më të madhe të borxheve. Gjatë miratimit të llogarive përfundimtare dhe planeve financiare për çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme, nuk është miratuar llogaria përfundimtare e Gjimnazit të Tetovës, që shkaktoi reagime të këshilltarëve të BDI-së, të cilët akuzuan kryetarin e komunës së Tetovës për revanshizëm politik ndaj këtij institucioni të lartë arsimor.TV KOHA

Të fundit