14/06/2024
22.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

MMJPH: Dhuro dhe #VeprimeKlimatike në planetin tonë

Me iniciativën për #VeprimeKlimatike, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor bashkohet për shënimin e 22 Prillit, Ditës së Planetit Tokë.

“Dhe një motivim edhe më i madh është që këtë vit e shënojmë 50 vjetorin e themelimit të kësaj dite si ditë ndërkombëtare në të cilën e gjithë bota e manifeston gatishmërinë për të mbrojtur shtëpinë e tyre të vetme për jetë – planetin Tokë,” theksoi MMJPH.

Nga Ministria potencuan sfidat e mëdha – por edhe mundësitë e mëdha – për veprim mbi ndryshimet klimatike e kanë theksuar këtë çështje si temën më të spikatur e cila duhet edhe të shënojë këtë jubile.

“Në fund të vitit 2020, nga njerëzit do të pritet të rrisin angazhimet e tyre kombëtare që dalin nga Marrëveshja e Parisit për Ndryshimet klimatike në 2015, dhe tani është koha që qytetarët të thirren për një ambicie më të madhe globale për ta zgjidhur krizën e klimës”, potencuan nga MMJPH.

Dita e Planetit Tokë, thonë nga Ministra, është shumë më tepër se një ditë, dhe qëllimi ynë është që iniciativa #VeprimeKlimatike të bëhet një praktikë e përditshme.

“Në kushte specifike të pandemisë, mundësi të kufizuara për lëvizje dhe dixhitalizim të të gjitha aktiviteteve tona, e drejtojmë publikun që të vizitojë platformën kombëtare të komunikimit që zhvillohet në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) (projekte që lidhet me ndryshimet klimatike) për t’u informuar në lidhje me veprimet e shumta klimatike të cilat marrin përsipër individët, familjet, komuniteti i biznesit, shoqata qytetare, të rinjët, por në të njëjtën kohë edhe për t’i vendosur edhe veprimet e tyre klimatike. Në këtë mënyrë do të marrim një pasqyrë më të gjerë të ambicies kombëtare për të kapërcyer krizën klimatike, dhe njëkohësisht përmes shembujve konkret do të bëjmë thirrje për kreativitet, risi, ambicie dhe inkurajim për të përdorur mundësitë e mëdha për të ecur përpara dhe për të krijuar një të ardhme me zero gjurmë karboni. Dhe mbase këtë vit, duke u ulur në shtëpi dhe duke kufizuar aktivitetet njerëzore, ne do t’ia japim dhuratën më të madhe Planetit tonë të vetëm Tokë. sn/

Të fundit