25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Momin Potok”, kryqëzimi i aksidenteve!

Mungon semafori funksional, mungon polici rrugor, mungon edhe ndriçim publik, e vozitësit në këtë kaos trafiku në kryqëzimin në “Momin Potok” ndjekin vetëm rregullën e përparësisë së krahut të djathtë, gjë që shkakton pritje dhe kolona të gjata dhe nervozë ndërmjet vozitësve.

“Për të kaluar kryqëzimin në “Momin Potok” vozitësit duhet të kenë shumë kujdes pasi që jo vetëm që mungojnë semaforët në këtë pjesë të rrugës mungon po ashtu edhe ndriçimi publik, ndërsa për të ua vështirësuar edhe më shumë gjendjen vozitësve të cilët e kalojnë këtë rrugë, siç mund të shihet mungon sonte edhe polici i cili do t’i orientonte se kush ka përparësi, ndërsa pikërisht në këtë vend për një kohë të shkurtë janë shënuar edhe shumë aksidente”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

A e kaloni shpesh këtë rrugë?
“Po”.
Nuk ka as semaforë e as drita, si e kaloni?
“Si t’ia dalim, kjo është kaos”.
Çdo ditë e kaloni këtë rrugë?
“Po, çdo ditë, kjo është kaos”.
A e kaloni shpesh këtë rrugë?
“Po, dy here në javë dhe gjithmonë është kështu”.
Si ia dilni në këtë kaos?
“Pres, shumë është rëndë”.

Pikërisht për këtë udhëkryq dërguam pyetje deri tek MPB se sa aksidente rrugore janë regjistruar në tre mujorin e fundit e nga atje morëm përgjigje se vetëm katër janë regjistruar nga policia rrugore.

“Për atë periudhë kohore dhe në atë vendkalim kanë ndodhur 4 (katër) aksidente trafiku”, thonë nga MPB-ja.

Por sipas informatave tona të shumtë janë ato që kanë plotësuar formularët Evropian të aksidenteve. E lidhur me atë se sa nga të aksidentuarit kanë paditur qytetin e Shkupit shkaku i mungesës së sinjalit rrugor por edhe ndriçimit publik në pyetjen e dërguar deri të qyteti i Shkupit nuk morëm asnjë përgjigje. /Alsat.mk

Të fundit